Vizitë e sukseshme e kryetarit te UAV-PMB z, Xhelal Memeti në Prizren dhe Suharekë.

Vizitë e sukseshme e kryetarit te UAV-PMB z, Xhelal Memeti në Prizren dhe Suharekë.
Ne kuadër të promovimit të Projektit ” Hambari i Liginës”, Pikës Grumbullese të prodhimeve Bujqesore në Luginën e Preshevës, Kryetari Xhelal Memeti pati disa takime të punës në dy komuna të Kosovës të njohura si komuna të zhvilluara ekonomike Prizren dhe Suharekë.
Takimi i parë ishte me pronarin e INTERCOM SHPK , z. Armend Jakupi , prodhues i rrobave dhe uniformave te punës në Prizren, me të cilin u shiqua mundesia e hapjes së një linje prodhuese në Preshevë.
Takimi i dytë në Prizren, se bashku me z. Jakupi dhe me ndërmjetesin e tij ishte me z. Irfan Fusha, pronar i ABI COMERC GROUP, koorporat në të cilen perfshihen disa biznese si ABI ÇARSHIA, ABI MARKET etc.
Në të dy keto takime u bë promovimi ” Hambarit i Luginës” dhe u gjeten pikat e përbashkëta në avansimin e bashkëpunimit!
Takimi i tretë në Prizren ishte me Neshat Gashin pronar i EGLO KOSOVA , me të cilin poashtu u kerkuan pikat e perbashketa !
Takimi i katert, dhe njekohesishte nje darkë pune, u zhvillua në Suharekë me Rrjetin e Bizneseve të Suharekës gjegjësishtë me kryetarin e Rrjetit z. Refki Zogaj , nenkryetarin Xhevat Muqa dhe me Biznismenet Afrim e Avni Gashi dhe Arben Kuqi.
Poashtu edhe ketu teme qendrore ishte promovimi i Pikes Grumbulluese në Preshevë.
Ne këto takime kryetari ishte i shoqeruar nga Shyqëri Bytyqi, afarist nga Austria.
02.12.2024, Preshevë
Shërbimi për informim pranë UAV-PMB.

Komentet jane te deaktivizuara.