Albanian Global Diaspora Business Network Panaire Messe

A jeni gati të zgjeroni rrjetin tuaj profesional dhe të krijoni mundësi të reja për biznesin tuaj? Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri sjell bashkë sipërmarrës, profesionistë dhe investitorë nga fusha të ndryshme për të bashkëpunuar, shkëmbyer ide dhe ndërtuar partneritete të reja.
Çfarë mund të përfitoni?
Rrjetëzim me bizneset dhe profesionistët shqiptarë në Austri dhe më gjerë.
Takime B2B – mundësi për të gjetur partnerë të rinj dhe klientë.
Prezantim i biznesit tuaj – bëhuni më të dukshëm në treg
Promovim – rritni ndikimin tuaj dhe ndani suksesin tuaj me komunitetin.
Ky është vendi ku idetë marrin formë dhe bashkëpunimet bëhen realitet!
Vendi: Vjenë
Data: 26. Prill 2025
Kush do të jetë aty?
Biznese shqiptare nga fusha të ndryshme, investitorë, sipërmarrës dhe profesionistë të cilët po e çojnë përpara suksesin shqiptar në diasporë! Na shkruani për më shumë detaje ose rezervoni vendin tuaj tani! 

Komentet jane te deaktivizuara.