Kryetari i Unionit të Afaristëve “Vizioni-PMB” z.Xhelal Memeti zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, shkëlqesinë e tij Z.Bardhyl Canaj.


Biseduam për agendat tona të përbashkëta, veçmas projektin tejet të rëndësishëm për organizimin në Tiranë të Konferencës përgatitore“ Ekonomia shpëton Luginën”, si hap pararendës të Konferencës vjetore me këtë temë, që do të mbahet në muajin Shtator në Medvegjë.

Konferenca do të mbledhë sipërmarrës e biznesmenë nga gjithë trojet shqiptare e diaspora.

14.03.2025, Preshevë

Shërbimi për informim pranë UAV-PMB.

Komentet jane te deaktivizuara.