Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Z.Bardhyl Canaj.
Biseduam për agendat tona të përbashkëta, veçmas projektin tejet të rëndësishëm për organizimin në Tiranë të Konferencës përgatitore“ Ekonomia shpëton Luginën”, si hap pararendës të Konferencës vjetore me këtë temë, që do të mbahet në muajin Shtator në Medvegjë.
Konferenca do të mbledhë sipërmarrës e biznesmenë nga gjithë trojet shqiptare e diaspora.
14.03.2025, Preshevë
Shërbimi për informim pranë UAV-PMB.