Konferenca ekonomike me slloganin Ekonomia shpëton Luginën bëri bashk politikanët dhe biznesmenët


Në Konferencën ekonomike të organizuar në Preshevë, Unioni i afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dje ishte nikoqire e qindra mysafirëve që kishin ardhur në Preshevë nga mbi 20 shtete të botës. Të pranishëm ishin, ambasador, drejtues të Odave ekonomike, përfaqësues të Rrjeteve të bizneseve, drejtues të institucioneve lokale dhe qendrore nga Lugina si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Panelistë të Konferencës ishin afaristët e Luginës dhe nga diaspora. Shembull suksesi në sferën e biznesit që kanë treguar gjatë rrugëtimit të tyre të ftuar special ishin edhe filantropi Lazim Destani dhe Amarildo Sterkaj nga Shqipëria.

Hapjen e këtijë eventi e bëri kryetari i Unionit, Xhelal Memeti i cili në retrospektiv ka përshkruar rrugëtimin një vjeçarë të Unionit që ai përfaqëdon. U shpalosën programet dhe projektet prioritare që planifikohen të realizohen në vijueshmëri. Për mbarëvajtjen e programeve nga sfera ekonomike dhe ajo e bujqësisë folën koordinatorët Muhamed Ramadani dhe Fatgëzim Latifi.

28 Shtator 2024 – Bujanoc.

Komentet jane te deaktivizuara.