Kryetari i Unionit të Afaristëve për Preshevë Realizoi një vizitë në kompaninë Jaffa Champion në Preshevë

Kryetari i Unionit të Afaristëve për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc z. Xhelal Memeti realizoi një vizitë në kompaninë Jaffa Champion në Preshevë, ku u prit nga drejtori i kompanisë, Z. Zeqirja Mustafa.
Gjatë vizitës, u ofrua një panoramë e zhvillimit të aktivitetit të kompanisë dhe mundësive të bashkëpunimit të mëtejshëm për rritjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin ekonomik të rajonit.
Kjo vizitë është një mundësi për forcimin e lidhjeve mes sektorit të biznesit dhe UAV-PMB, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për sektorët ekonomikë të rajonit dhe përmirësimin e klimës së investimeve.
Jaffa Champion është një nga shembujt e suksesit të bizneseve vendore, e cila kontribon në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë lokale, duke ofruar punësim dhe përmirësuar kapacitetin prodhues të zonës.
Puna e Unionit të Afaristëve është e vlerësuar për angazhimin në mbështetje të iniciativave të tilla.
23.04.2025, Preshevë
Shërbimi për informim pranë UAV-PMB

Komentet jane te deaktivizuara.