
Ky takim shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbim idesh dhe nisma bashkëpunimi në fushën e zhvillimit ekonomik, fuqizimit të rrjeteve afariste dhe mbështetjes së iniciativave ndërmarrëse në rajon. U diskutuan mundësitë e ndërlidhjes më të afërt të sektorit privat ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës, me synim forcimin e kapaciteteve prodhuese, përmirësimin e zinxhirëve të furnizimit dhe krijimin e mundësive të reja punësimi. Gjithashtu, u shqyrtua mundësia e rritjes së numrit të bashkëpunëtorëve dhe mundësive të investimi të Dauti Komerc në Luginën e Preshevës.
Me iniciativë të këtij Unioni, Dauti Komerc ka filluar gjatë dy viteve të fundit bashkëpunim me dy kompani nga Lugina e Presheves.
Takime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e urave bashkëpunimi mes afaristëve shqiptarë në rajon dhe për zgjerimin e rrjeteve të biznesit që ndihmojnë në rritjen e qëndrueshme të ekonomive lokale.
Dauti Komerc, si një kompani e përkushtuar ndaj zhvillimit rajonal dhe partneriteteve të qëndrueshme, mbetet gjithmonë e hapur për bashkëpunime me struktura dhe organizata që ndajnë të njëjtën vizion për të ardhmen ekonomike të komunitetit.
23.06.2025