Në ditën e dytë të aktivitetit për sensibilizim dhe promovim të “Hambarit të Luginës” , pikës Grumbulluese të prodhimeve Bujqësore në Luginën e Preshevës.
Kryetari i UAV-PMB Xhelal Mehmeti vizitojë komunën e Rahovecit, e cila realishte është Hambari i Kosovës, ku u pritë nga kryetari i komunës z. Smajl Latifi me bashepunetorë.
Në takimin i cili u mbajtë paradite e i cili kalojë në një atmosfër shume vellazerore e mobilizuese u bisedua rrethë mundesisë që komuna e Rahovecit, me potencial shume te madhë të bujqesisë, të ndihmojë në Projektin e Unionit qoftë me trajnime, këshilla po edhe në forma tjera.
U dakordua që të bëhet për fillim, nje vizitë e departamentit të bujqesisë të Unionit në komunën e Rahovecit ku do të priten nga drejtori komunal i bujqësisë z. Berat Duraku.
Ne takim ishin prezent edhe drejtori komunal i ekonomisë dhe ai i katastral.
03.12.2024, Preshevë
Shërbimi për informim pranë UAV-PMB.