Sot në Preshevë u mbajt Panairi i Punësimit, një ngjarje e rëndësishme për të rinjtë dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe Entin për Punësim – dega në Preshevë, me qëllim që të ofrohen mundësi konkrete punësimi dhe trajnimi për qytetarët, sidomos për të rinjtë.
Kryetari i UAV-PMB z. Xhelal Memeti dhe me disa antarë, ishin prezent gjat hapjes së Panairit dhe ishin te knaqur, duke pershendetur dhe faleminderuar per pununen e bere.
Mbi 300 të rinj morën pjesë në panair, duke shfaqur interes të madh për ofertat e punës nga dhjetëra kompani dhe institucione pjesëmarrëse. Përveç vendeve të lira të punës, të pranishmit u informuan edhe për mundësi praktike, trajnime profesionale dhe mbështetje në zhvillimin e karrierës.
17.04.2025, Preshevë
Shërbimi për informim pranë UAV-PMB