Kush jemi ne

Misioni & Vizioni dhe Qellimet

Ideja e themelimit të një Unioni për Afaristëve të Lugines së Preshevës, e hedhur më 2022 në Zvicër Zürich e që në fakt ishte ide shum më e hershme edhe në Preshevë, sepse nuk ishte që nuk egziston një rrjet i till por që gjithçka ishte pasiv, kurse nevoja e kërkonte patjeter që të aktivizohet një organizim i tillë.

UAV-PMB në Preshevë me Drejtues z.Xhelal Memeti, i zgjedhur nga Bordi i Unionit është themeluar në Mars 2023 në konsultim dhe bashkëpunim me Afaristë nga Presheveva Bujanoca Medvegja, dhe me OJQ.ja të ndryshme mbrenda dhe jasht vendit dhe ka marr një përkrahje unanimisht që të themelohet sa më shpejt, dhe menjëher ështe marr iniciativa e themelimit të UAV-PMB duke zgjedhur bordin e saj dhe njekosisht Këshillin mbikqyrës të përbërë nga tri (3) komunat e Lugines dhe nga individë të Diasporës përfshir Austria Zvicera dhe Franca.

Duke besuar fuqishëm se bashkimi i bizneseve krijon mundësi të mëdha investimi dhe na bënë të gjithve më të fortë, filluam me Memorandum bashkëpunimi me Afaristë të interesuar për bashkëpunim e që ishim shumica nga këta për të arritur një bashkëveprim.

Misioni Yne

Misioni strategjiki UAV-PMB është të krijojë zgjerim dhe bashëveprim sa më efikas të resurseve kapitale, prodhuese, afirmuese të produkteve vendore, trajnime të ndryhsme me sektorin bujqsor, bizneset të vogla dhe ato familjare qëllimisht në mundsin për shfrytzimin e subvencioneve nga Ministria buqsisë dhe prodhimtarisë, dhe nga fondacione të mundshme mbrenda dhe jasht vendit, gjithnjë mbi bazen e respektimit të kritereve dhe ligjeve.

Ideja e krijimit të UAV-PMB vjen si domozdoshmëri dhe inspirim i egzistimit të një potenciali të përgjithshëm financiar e njerzor dhe i mundson që të bashkohet ideja dhe bashkveprimit duke hapu rrugë për plasimin e produkteve jasht Luginës së Preshevës, qëllimisht që të rritet prodhimtaria dhe keshtu të hapen vende të reja të punës me një standart shum më të mir se tani që është.

Ne besojmë se në këtë proçes do të krjihen vlera produktive me qëllim të zhvillimit sa më të madh të sektorit Bujqësisë, prodhimtarisë dhe Bizneseve të vogla dhe ato familjare, edhe shtrirjes së tij në tregjet shqiptare rajonale dhe shtetet perendimore, e që synon përkrahje dhe zhvillim ekonomik, të qëndrueshëm, stabil e konkurrues, i cili do të ndikonte në rritjen e mirqenjës dhe ngritjën e standartit jetësor të shqiptarve në Luginën e Preshevës. në këtë funksion UAV-PMB do të shërbej si urë lidhëse më e sigurt dhe më e shpejt e investimeve në vend, apo edhe thithjes së subvencioneve të ndryshme që mund të sigurojmë.

Qellimet
  • Mundësi të baranartë për të gjithë afaristët dhe transparencë të plotë,
  • Këmbim përvojash
  • Përkrahje, këshillime
  • Zgjerim tregesh dhe rritje të numrit klientëve.
Strategjite
  • Njohje me afaristë dhe profesionisë nga fushveprimtaria juaj por dhe nga veprimtaria tjera që do të mund të jenë në interesin e Afaristëve tanë.
  • UAV-PMB vëzhgon me kujdes tregjet të ndryshme, dhe synon ta bëje prezentimin e prodhuesve vendor.
  • Mundsi përfitimi përmes UAV-PMB nga ekspertët e fushave të caktuara si p.sh financa, auditimi, marketing, sherbime ligjore etj.
  • Mundsi njohje dhe bashkpunimi me afaristë, të cilët mund të ju ndihmojnë në zhvillimin dhe rritjen e biznesit tuaj.
  • Përmes UAV-PMB prodhuesit dhe bizneset vendor do të mund të krijojnë kontakte me afaristë të suksesshëm, si dhe të kenë mundësinë e krijimit të partneritetit me ta.
  • Të këshillohen për çështje të caktuara në aspektin zhvillimor etj.
  • UAV-PMB ndihmon edhe në zhvillimin e komunikimit të mbrendshëm afaristët të cilët mund të kenë nevojë për përkrahjen e UAV-PMB.
Perparesite
  • Rritje dhe suksese të reja për bizneset vendore.
  • Njohje dhe këmbim përvojash me afaristë të tjerë, në rajon dhe më gjërë.
  • UAV-PMB informon dhe mundëson pjesmarrje në konferenca ekonomike dhe Panaire.
  • UAV-PMB organizon udhëtime grupore që kanë karakter ekonomik, dhe që krijonë mundësi të mirë bashkëpunimi me kompani tjera, si dhe mundësi investimesh dhe zhvillim të bizneseve vendore.
  • Ndërmarrjet vendore vazhdimisht reklamohen në webfaqen e UAV-PMB dhe në rrjetet sociale të UAV-PMB.