Si ndihmon Panairi i Bizneseve kompanitë nga Kosova të depërtojnë në tregun austriak?
Sekretari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri Arben Myftari, tregon për vlerën e Panairit të Bizneseve Shqqiptare në Vjenë, dhe mundësinë që kanë kompanitë nga Kosova që duan të zgjerojnë rrjetin e tyre dhe të gjejnë klientë të rinj në diasporë dhe Austri.
Si antarë i kryesisë së Rrjetit dhe organizator i panairit, ai ka qenë dëshmitar i suksesit të bizneseve kosovare që kanë hyrë me sukses në tregun austriak – falë pjesëmarrjes në këtë event të rëndësishëm në Vjenë.