Takimi në Austri

 Pranvera sjell njërin ndër eventet më të suksesshme të Rrjetit tonë!
 Panairin e Bizneseve Shqiptare në Austri – 26 Prill 2025! 
Jeni gati ta prezantoni biznesin tuaj para një audience të gjerë dhe ta çoni atë në nivelin tjetër? 
Panairi i Bizneseve Shqiptare është mundësia perfekte për të promovuar punën tuaj, për të krijuar kontakte të reja dhe për të ndarë sukseset tuaja me komunitetin. Çdo ndërmarrje do të ketë hapësirën e vet të dedikuar, ku mund të shfaqë projektet, produktet apo shërbimet në mënyrën më profesionale.
Ky panair është një mundësi e shkëlqyer edhe për sipërmarrësit shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut etj, për të prezantuar punën e tyre dhe për të krijuar lidhje të reja biznesi përmes takimeve B2B.
Pa humbur kohë, regjistrohuni direkt në linkun ne vijim:
Ekipi prapa organizimit të Panairit po përgatit edhe shumë befasi për pjesëmarrësit, për të cilat ju informojmë në vijim.

Komentet jane te deaktivizuara.