TOP 100™, 2024: 15 vite arritje dhe suksese të dokumentuara”
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shënoi jubileun e 15-të të ngjarjes më të rëndësishme ekonomike në vend dhe më gjerë TOP 100™, që tashmë është shndërruar në simbol për arritjet dhe standardet e larta me të cilat bizneset tona identifikohen.
Kjo ngjarje tradicionale e OEMVP, mirëpriti disa nga emrat më të shquar të biznesit, Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, ministra e deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues të ambasadave, përfaqësues të organizatave dhe institucione rajonale dhe ndërkombëtare.
Me ftesë të OEMVP ishte prezent dhe Kryetari i UAV-PMB z, Xhelal Memeti, ku pat rastin të takoj personalitete dhe Biznismen të ndryshum duke lobuar për Luginën e Preshevës dhe projektet e UAV-PMB të dalura nga Konferenca II, Ekonomike.
14.11.2024, Preshevë
Shërbimi për informim pranë UAV-PMB.