Sot Unioni i Afaristëve Visioni PMB kishte nderin të ishte i ftuar në Parlamentin Austriak në një takim me deputetin Andreas Minnich, i njohur si mik i shqiptarëve, i cili edhe pse në një ditë të Shtune na priti në një takim pune për të prezantuar projektet ekonomike për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.
Ishte një takim shumë konstruktiv në të cilin patëm mundësinë, jo vetëm që të shkëmbejmë idetë për perkrahje të projekteve e për bashkëpunim të qëndrueshëm, por edhe për të kërkuar ndihmë në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Shfrytëzojmë rastin që të falemderojmë përzemërsisht z. Minnich për kohën e përkrahjen e dhënë, aq më tepër edhe për kontributin personal për projektin e Pikës Grumbulluese të prodhimeve bujqësore në Preshevë, në formë të akcioneve.
Falemnderim i veçantë shkon edhe për mikun Niq Krasniqi dhe organizatën “EUvision” për organizimin e takimit.
Kjo ditë e mirë në Vjenë filloi me takimin në Parlamentin Austriak e vazhdoi me takimin me afaristët e Vjenës, në “Europahaus” apo “Shtëpinë e Evropës”, për të siguruar financimin e Pikës Grumbulluese për bujqit në Luginë.
Rrugëtim ky i suksesit me moton “Ekonomia shpëton Luginen”.
Ejani edhe ju, herën tjetër së bashku në takimin e rradhës në Gjermani.
14.12.2024, Preshevë
Shërbimi për informim pranë UAV-PMB.