Unioni i Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UAV-PMB), muaj më parë lansoi projektin “Hambari i Luginës”, një pikë grumbulluese dhe shpërndarëse që synon të mbështesë prodhuesit lokalë në sektorin e bujqësisë.

Ky projekt strategjik është konceptuar si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi të organizuar tregu dhe fuqizimit të ekonomisë lokale në Luginën e Preshevës.
Mbështetja nga diaspora shqiptare vazhdon të jetë konkrete dhe domethënëse.
Dje në Prishtinë u nënshkruan dy marrëveshje aksionesh, dhe falënderojmë sinqerisht biznesmenët Nysret Kqiku dhe Sherif Dakaj për angazhimin dhe besimin e tyre në këtë projekt jetik.

Kontributi i tyre është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit mes diasporës dhe vendlindjes për një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
18.05.2025, Preshevë
Shërbimi për informim pranë UAV-PMB